Bulqizë/ Gjendet pas 6 ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku

Sep 20, 2021 | 7:36
SHPËRNDAJE

Është gjetur pas 6 ditësh kërkime trupi i pajetë i Muharrem Plakut, minatorit që mbeti i bllokuar në një prej galerive të kromit në Bulqizë.

MUharrem Plaku minatori

Raportohet se trupi i pajetë u gjet në orët e para të mëngjesit të së hënës. Mësohet se trupi i pajetë i minatorit është transportuar drejt morgut të Spitalit të Bulqizës.

Të mërkurën e javës së shkuar u raportua për minatorin e bllokuar brenda minierës.  61-vjeçari mbeti i bllokuar në një prej galerive minerare të Bulqizës pas rënies së një masivi shkëmbor.

Një grup i avari-shpëtimit po punonte për nxjerrjen e minatorit. 6 ditë kërkime dhe ankth për familjarët e Muharrem Plakut, që morën sot lajmin e hidhur.

MUharrem Plaku minatori1

MUharrem Plaku minatori11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura