Bulqizë/ 6 vjeçari plagoset rëndë në kokë teksa luante me biçikletë. Transportohet me helikopter drejt Tiranës

Apr 8, 2021 | 17:56
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Fushë Bulqizë.

hhh

Një fëmijë 6 vjeçar teksa luante me biçikletë, është rrëzuar  duke marrë plagë të rënda në kokë.

Policia lokale konfirmoi për “Panorama” se fëmija po luante pranë banesës kur është rrëzuar.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin lokal, 6 vjeçari është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Në spitalin e Bulqizës është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur, i cili duke luajtur me biçikletë pranë banesës së tij është rrëzuar duke pësuar lëndime. I mituri pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes”– sqaron policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura