“Bullgaria mbështetëse për integrimin europian të Shqipërisë”/ Kryeparlamentarja Lindita Nikolla takon ambasadorin bullgar: Mbështetja juaj do fillojë nga…

Oct 13, 2021 | 17:24
SHPËRNDAJE

linditanikolla

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka takuar këtë të mërkurë ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë, Momtchil Raytchevski.

Mbështetja e Bullgarisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, kontributi pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemia ishin ndër temat e diskutuara gjatë takimit të tyre.

Kryeparlamentarja Nikolla nënvizoi se Shqipëria beson se ndihma e Bullgarisë do vazhdojë dhe në të ardhmen, duke filluar që me Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë janë shkëlqyera,  janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, për të mirën e përbashkët dhe në interes të perspektivës evropiane të rajonit. Ne jemi mirënjohës për solidaritetin dhe kontributin e Bullgarisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit si edhe të situatës së krijjuar prej pandemisë së Covid-19.  Ne jemi aleatë në NATO dhe Bullgaria është një mbështetëse e vendosur, e zëshme, e qëndrueshme dhe parimore e integrimit evropian të Shqipërisë. Shqipëria beson se  mbështetja e ndihma e Bullgarisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke filluar me Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe përshpejtimin e ritmeve të integrimit të të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor” – tha Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura