Bullgaria çaktivizon minat që lëvizin pranë bregut të Detit të Zi, Ministria e Mbrojtjes: Marina u alarmua nga objekti që…

Jan 24, 2023 | 22:19
SHPËRNDAJE

Marina bullgare çaktivizoi sot një minë detare që ishte zhvendosur pranë bregut të saj të Detit të Zi.

turquia-mina-mar-negro

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, e cila tha se marina u alarmua për objektin që ishte rreth 14.8 milje detare në lindje të bregut pranë Kepit Kochanlate të hënën.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi Bullgaria kreu një shpërthim të kontrolluar të një minie tjetër

Rumania, Bullgaria dhe Turqia, të cilat kanë brigje përgjatë Detit të Zi, kanë pasur ekipe të posaçme zhytjeje për të çaktivizuar minat që kanë lëvizur në ujërat e tyre.

Që nga fillimi i luftës, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Ukraina kanë shkatërruar afërsisht 40 mina në ujërat perëndimore të Detit të Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura