Bulevardi i Ri/ Protesta e banorëve, Bashkia: Banesa sociale ose bonus qeraje

Mar 10, 2016 | 12:46
SHPËRNDAJE
Duke marrë shkas nga protesta e ditëve të fundit të banorëve që preken nga shpronësimi për zhvillimin e projektit të Bulevardit të Ri, Bashkia e Tiranës ka reaguar përmes një njpftimi për shtyp, duke sqaruar se ka pasur disa takime me përfaqësuesit e këtyre familjeve, për t’u dhënë zgjidhje shqetësimeve të tyre.
treni
Bashkia e Tiranës, thuhet në deklaratë, “është e gatshme të ndihmojë të gjitha familjet në fjalë dhe të ofrojë zgjidhje brenda hapësirave ligjore, por nga ana tjetër bëjmë me dije se shpronësimi për interes publik, të pronarëve dhe poseduesve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës”, është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 752, datë 5.9.2013”.
“Referuar këtij vendimi, Bashkia e Tiranës është përcaktuar që të shpërndajë dëmshpërblimet për pronarët dhe poseduesit e pasurive të paluajtshme, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelat bashkëlidhur VKM-së dhe që janë pjesë përbërëse të këtij vendimi. Roli i Bashkisë së Tiranës në këtë proces është të dëmshpërblejë familjet sipas tabelës shoqëruese të VKM nr. 752, datë 5.9.2013, dhe nuk ka asnjë funksion në përcaktimin e çmimit të shpronësimeve.
Bashkia e Tiranës mbetet e hapur të komunikojë me përfaqësuesit e familjeve të prekura nga shpronësimet për alternativën e propozuar prej saj, duke ofruar si zgjidhje për strehimin e familjeve e shpronësuara “- thekson Bashkia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura