Bulevardi i ri/ Banorët që do u prishen shtëpitë: Mosbindje civile

Mar 9, 2016 | 9:07
SHPËRNDAJE

Banorët që preken nga prishja e banesave tek Stacioni i Trenit, aty ku do kalojë Bulevardi i ri i Tiranës kanë takuar sot kreun e Bashkisë, takim i cili nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje.

bulevardi-jpg1384966131

Ata thanë se janë pranë një mosbindje civile, dhe se do t’i mbrojnë banesat e tyre nga prishja me cdo kusht.

Qytetarët kanë protestuar sërish para institucionit të Bashkisë në kërkim të një zgjidhje për strehimin dhe dëmshpërblimet.

“Veliaj na tha që do zbatoj ligjin, kundërshtoi ndërtimin e pallatit ku do strehoheshim të gjithë”,- thanë banorët.


Banoret tek stacioni i trenit by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura