“Bukuria e një gruaje qëndron tek …”, Rapunzel i jetës reale zbulon sekretin: Kam marrë dhjetëra propozime për martesë

Dec 23, 2019 | 13:12
SHPËRNDAJE

Rapunzeli i jetës së vërtetë ekziston. Ajo i ka flokët rreth 1.8 metra të gjatë dhe jeton në Ukrainë.

Alena Kravchenko nuk i ka prerë flokët që nga mosha 5-vjeçare dhe i lan vetëm një herë javë. Larja e flokëve të saj zgjat rreth 1 orë.

Dhe 34-vjeçarja zbuloi se bukuria e një femre qëndron pikërisht tek flokët.

Nëna e fëmijëve binjakë hapi faqen e saj në Instagram vitin e kaluar ku postoi fotografi të flokëve të saj bionde.

Ndërsa pretendon se që prej asaj kohe mori dhjetëra propozime për martesë nga burra në internet, të cilët i kanë kërkuar të udhëtojnë për ta parë.

Megjithatë Alena tha se zakonisht qesh me kërkesa të tilla.

‘Kur njerëzit shohin gjatësinë e flokëve të mi, nuk mund ta fshehin entuziazmin. Është ndjesi shumë e bukur,”-tha ajo. “Shumë meshkuj admirojnë flokët e mi, dëshirojnë të më takojnë, të udhëtojnë dhe më ftojnë që të vizitoj shtetet e tyre. Megjithatë nuk u përgjigjem mesazheve sepse nuk dua tu ja shpresë të kotë.”

Ajo filloi të rriste flokët që kur ishte fëmijë, duke marrë në konsideratë këshillat e nënës së saj, e cila i thoshte se një bishtalec i gjatë ‘zbukuron një grua ’.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura