“Bujqësia drejt rrënimit dhe falimentit”- Ish-ministri Edmond Panariti reagon për çmimin e karburanteve: 1 litër naftë sa 5 kg kastravecë!

Mar 5, 2022 | 12:03
SHPËRNDAJE

Panariti bujqesia karburantiEdmond Panariti, drejtori i Kabinetit të Presidentit, ka reaguar pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve në vend, ku për herë të parë është arritur maja historike prej 230 lekësh për litër.

Panariti si ish-ministër i Bujqësisë, ka theksuar se ky sektor është drejt rrënimit dhe falimentit.

Sipas tij, 1 litër naftë, me rritjen e çmimit është e barabartë me 5 kilogram kastravecë ose sa 7 litra qumësht me shumicë.

“Bujqësia drejt rrënimit dhe falimentit!

1 liter naftë sa 5 kg kastravec ose sa 7 litra qumësht në shitjen me shumicë”, thekson Panariti.

RRITJA E ÇMIMIT TE NAFTES (LEXO ME SHUME)

Çimimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje të shtunën duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas.

Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë, nafta po tregtohet me 230 lekë për litër.

 Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë.

Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi.

Ndonse nafta në bursa u ul lehtë një ditë më parë, në 113 dollarë dhe më pas u ngjit sërish në 118 dollrë për fuçii, në Shqipëri ajo vijoi të rritej dhe gjatë ditës së sotme.

 Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura