Bujar Nishani ndërron jetë, Beniada Nishani reagon e pikëlluar

May 28, 2022 | 16:18
SHPËRNDAJE

Mbesa e Bujar Nishanit, Beniada Nishani ka reaguar e pikëlluar për vdekjen ish-Presidentit.

Në një postim në rrjetet sociale modelja shkruan:

“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten”

Ajo ka mbështetur edhe vajzën e ish-Presidentit, Fiona Nishanin duke shkruar: “Zemra ime është me ty.”

Ndërkohë në profilin e Instagramit të vajzës së Bujar Nishanit nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga ndjekësit e saj. Në një foto të publikuar disa javë më parë nga Fiona Nishani, ku shfaqet krah babait të saj të ndjerë vihen re komentet e ndjekësve.

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani ka tronditur edhe kolegët e tij demokratë, të cilët kanë reaguar gjithashtu në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura