Bujar Asqeriu tregon pse u censurua dje: Godita në zemër korrupsionin, prandaj…

Jun 15, 2018 | 20:08
SHPËRNDAJE

Artistët edhe pse bën një takim dëgjesë me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk janë tërhequr nga ajo që kishin thënë se do të ngujoheshin në teatër.

Bujar Asqeriu, tregoi në fjalën e tij pse e censuruan dje fjalën e tij.

“I rashë mu në zëmë korrupsionin, luftova korrupsionin deri në zëmë dhe kjo është filozofia ime. I them kryetarit të bashkisë, se jo më lartë se dje tha tolerancë zero ndaj korrupsionit”, tha ndër të tjera Bujar Asqeriu.

asqeriu

Fjala e Asqeriut

Unë atë bisedë e quajta shumë të mirë, pasi kuptuam se qeveritarët tanë kthyen kokën nga ne.

Biseda filloi shumë bukur, ndërkohë mendova që të flisja dhe unë. Por u censurova

I rashë mu në zëmë korrupsionin, luftova korrupsionin deri në zëmë dhe kjo është filozofia ime. I them kryetarit të bashkisë, se jo më lartë se dje tha tolerancë zero ndaj korrupsionit.

Korrupsioni nuk bëhet dot i vetëm, por kur bëhet një front total. Filozofia e artistë është që të zhdukim frikën dhe të rrisim kurajon dhe të zhdukim hajdutët.

Dua ti dërgoj një të puthur kryetarit të bashkisë dhe  i them që të shohim një ndeshje së bashku.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura