Bujar Asqeriu: Amnisti për ata që kanë vjedhur, por lekët ti dorëzojnë për ndërtuar teatrin e ri (VIDEO)

Apr 9, 2018 | 19:20
SHPËRNDAJE

Aktori Bujar Asqeriu ka marrë pjesë në takimin që kanë zhvilluar artistët që janë kundër prishjes së teatrit kombëtar. Asqeriu deklaroi se ka dy mendime se si mund të gjenden lekët për të ndërtuar teatrin.

Sipas tij ata që kanë vjedhur çdo ditë Shqipërinë, duhet të dorëzojnë të gjitha parat në thesar, por më parë duhet që qeveria të bëj një ligj për ti amnistuar ata.

bujar asqeriu1

Pjesë nga fjala e tij

Kam dy propozim për ti ardhur në ndihmë qeverisë. I pari mund  të duket utopik dhe ti bëj shumë veta për të qeshur.  Para disa vitesh qeveria nxori një ligj për amnisti për të mos dënuar ata që kanë armë. Dhe unë e kam vlerësuar.
Unë propozoj një amnisti për ata që kanë vënë dorën në para publike, që ti dorëzojnë në thesarin e shteti. E para lajnë mëkatet dhe e dyta tregojnë burrërinë e tyre. Ti paketojnë bukur dhe ti dorëzojnë në thesarin e shtetit. Dhe shikoni juve se mund të  bëhen jo një teatër por dhjetë teatro.

E dyta, ata që janë në diasporë, që po tu thuash që të dorëzojnë nga 5 euro për teatrin. Unë mendoj se të gjithë do të japin aq para.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura