Bufon drejt lamtumirës, gati për një rol në kombëtare

May 16, 2018 | 13:04
SHPËRNDAJE

Të enjten në orën 11.30 është programuar një konferencë për shtyp të Xhanluixhi Bufon sipas të përditshmes “Newspaper.net”. Kapiteni i Juventusit do të flasë për të ardhmen e tij. Me shumë mundësi ai do të deklarojë largimin e tij nga futbolli. Bufon e ka kërkuar vetë një konferencë të tillë për të sqaruar disa gjëra.

Bufon
Ndoshta do të thotë disa fjalë për arbitrin anglez Majkëll Oliver që u ofendua nga portieri në ndeshjen e Juventusit me Realin në “Bernabeu.” Xhixhi me shumë mundësi do të vazhdojë në rolin e drejtuesit te Juventusin në të ardhmen. Por nuk përjashtohet fakti edhe që ai të jetë pjesë e stafit të ri në kombëtaren italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura