Bufi misterioz që po terrorizon holandezët

Feb 27, 2015 | 19:46
SHPËRNDAJE

Në Holandë një buf terrorizon një fshat të tërë. Sipas “Euronews”, e cila ka publikuar videon në rrjetin social YouTube, kryetari i bashkisë u bëri thirrje banorëve të Pumerend, në Holandë, për të mos dalë natën pa një çadër.

Pasi sipas tij, kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten nga sulmet e një bufi ekzemplar misterioz dhe agresive që ka bërë një fole në pyll.

Raportohet se në hapësirën kohore prej tri javësh, dhjetëra banorë të Pumerend jane sulmuar nga ky buf misterioz.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura