Brutaliteti i ISIS, 25 persona ekzekutohen nga fëmijë në amfiteatrin antik të Palmirës

Jul 5, 2015 | 11:28
SHPËRNDAJE

Brutaliteti i ISIS-it nuk njeh kufij. Një video e Shtetit Islamik, e publikuar së fundmi tregon një ekzekutim masiv në amfiteatrin antik të Palmirës në Siri.

Ekzekutimet brutale të ISIS

Rreth 25 burra ekzekutohen me nga një plumb në kokë nga një togë pushkatimi e përbërë nga fëmijë të moshave 13 deri 14 vjeç.

ISIS-i ka pushtuar qytetin antik të Palmirës dhe atë modern të Tadmurit që ndodhet aty pranë në fund të muajit maj. Që nga ai muaj, ISIS ka përdorur sitet antike për propagandë dhe ekzekutime masive. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura