Brunilda Isaj: Mikro-Financa ndihmoi 26 mijë individëve e subjekte në pandemi, asnjë përkrahje nga shteti

May 27, 2020 | 22:37
SHPËRNDAJE

42ded37d-7bf1-4f1a-b559-13f22e02897e

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Brunilda Isaj nga Shoqata e Mikro-Financave Shqiptare foli për mbështetjen që ka bërë ky sektor ndaj individëve, sipërmarrësve dhe fermerë të prekur nga situata e coronavirusit. Isaj tha se u mbështeten 26 mijë individë, duke u shtyrë këstet e kredive, konform udhëzimit të Bankës së Shqipërisë dhe të Qeverisë Shqiptare.

Institucionet e Mikro-Financave në dallim nga banka nuk pranojnë depozita dhe nuk mbështeten me likuiditet as nga Banka e Shqipërisë. Goditja në likuiditet u superua, por shënoi rënie deri në 60 % të arkëtimeve normale të institucioneve të Mikro- financës. Sektori i Mikro-Financës miratoi 26 mijë këste kredish që të ndihmonim klientët që të kalonin fazën e parë të pandemisë, sidomos sektorin vunerabel siç është fermeri. Fermerët janë në prioritetin tonë për ta ndihmuar jo vetëm në situatën e pandemisë, por muaj më parë kishim edhe atë të termetit. Vullneti i mirë i instituconit të Mikro-Financës, i cili kujdeset edhe për të krijuar vende punë, barazi gjinore, akses në financa, ishte në vazhdën e aktiviteteve për përkrahjen sociale”-tha Isaj.

Brunilda Isaj deklaroi se Mikro-Financat japin mbështetje sidomos individëve që jetojnë në zonat rurale, të cilët nuk kanë akses në sektorin bankar. Kohëzgjatja sipas Isajt është deri në 1 javë dhe vlera 100 mijë euro është fashat më e lartë e financimit.

“Institucionet e Mikro-Financës nuk pranojnë financa nga publiku. Rrjeti është i organizuar që t’i ofrojë shërbime financiare atyre zonave që nuk kanë akses në sektorin bankar. Institucionet e Mikro-Financësjanë të shpërndarë në fshatra dhe oficeri i kredisë shkon në vendin ku fermeri ushtron aktivitet, është i pregatitur dhe i përqaset kërkesës së fermerit. Mikorfinanca kohëzgjatjen më të madhe e ka deri në 1 javë, ndërsa për fashat 7 deri në 10 mijë euro brenda pak ditësh. Mikrofinancat janë të detyruara të marrin kredi diku dhe pastaj të kalkulojnë riskun e tyre. Kemi rreth 17 mijë fermerë të vegjël, të cilët përbëjnë 80% të totalit të tyre, përdorin fasha të vogla, deri në 5-6 mijë euro. Është në nevojë imediate për të kaluar këtë situatë të vështirë dhe është shumë e rëndësishme që mos të rriten kostot për fermerin. Deri në 100 mijë euro janë fashat më të larta që financojmë, për kreditë mesatare vendimmarrja është shumë e shpejtë. Përsa i përket kredive të këqia, jemi më poshtë se sistemi bankar. Ne kemi një normë 8.5% moskthyeshmërie. Sektorëve më në vështirësi, mund t’i ofrohet një periudhë ku të paguhet vetëm interesi që t’u jepet “frymarrje” dhe lehtësi sipas sezonalitetit.”-deklaroi Brunilda Isaj.

Brunilda Isaj ngriti shqetëismin e mospërfshirjes së Shoqatës së Mikro-Financave në skemën e mbështetjes financiare të qeverisë dhe kërkoi nga këto të fundit që këtij sektori t’i jepet më shumë rol në vendimmarje.

“Nuk jemi përfshirë në asnjë nga paketat e qeverisë për mbështetje financiare. Në paketen e dytë nuk e kuptojmë pse sektori i Mikro-Financës nuk është përfshirë në diskutime dhe në skemën e garancisë. Është situatë e vështirë, kërkesa nuk është në nivele që ne e presim edhe për shkak të pasigurisë, megjithatë dera jonë është e hapur për fermerët, bizneset të cilat kanë nevojë për përkrahje financiare.
I bëjmë thirrje qeverisë, që ta konsiderojë këtë sektor kyç, sidomos në zonat rurale dhe për ata banorë që s’kanë akses në sektorin bankar. Kërkojmë të kemi vendin tonë në diskutime dhe vendimmarrje”-theksoi Isaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura