Brukseli thërret Kosovën e Serbinë në dialog

May 25, 2016 | 22:23
SHPËRNDAJE

Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë. Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel, njofton komunikata ministrore.

Sipas njoftimit, Tahiri do të udhëheqë delegacionet e Kosovës në takimet trilaterale për çështjet e telekomit dhe të kadastrit.

Edita Tahiri
Edita Tahiri

“Këto takime janë thirrur pas këmbënguljes së vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës që të mos zvarritet tutje nga ana e Serbisë zbatimi i marrëveshjes për telekomin përkatësisht çështja e kodit shtetëror për Kosovën”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga ministria.

“Qëllimi i thirrjes së këtyre takimeve nga ana e BE-së është që të përshpejtojë zbatimin e këtyre marrëveshjeve fillimi i zbatimit të të cilave ende nuk ka filluar”.

Bazuar në marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dashur që me 1 mars Kosova ta marrë kodin e vet telefonik ndërkombëtar +383.

Aplikimin në emrin e Kosovës në ITU e ka bërë Austria. Por deri më tash, Kosova vazhdon të mos ketë kod telefonik dhe krejt kjo pas pengesave që ka nxjerrë Serbia.

Zeri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura