Bruksel, Thaçi dhe Mustafa takohen me Federica Mogherinin

Feb 1, 2017 | 20:05
SHPËRNDAJE

Kanë filluar takimet e para të ndara të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.940x460_thaci_1485975400-66069881485975635

Takimin e parë në Bruksel, Mogherini e ka filluar me delegacionin e Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Më pas, Mogherini do të takohet me përfaqësuesit serb, presidentin Tomislav Nikolic dhe kryeministrin Aleksandar Vuçic.

Pas përfundimit të takimeve të ndara është paraparë takim i përbashkët në një darkë pune.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura