Bruksel, çështja për emrin e Maqedonisë në rend dite të takimit Cipras – Merkel

SHPËRNDAJE

Çështja për emrin e Maqedonisë do të ejtë në rend dite të takimit të kryeministrit grek, Aleksis Cipras me kancelaren gjermane, Angela Merkel, që do të mbahet sot në Bruksel në kuadër të takimit joformal të 27 vendeve anëatre të BE-së, kumtoi edicioni grek “Zungla”.

merkel cipras

Sipas gazetës, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Merkel e shprehi qëndrimin se “situata në Maqedoni është e qetësuar në shkallë të madhe dhe se vendi ka hyrë në fazën e stabilizimit. Vërehet edhe se pas bisedimeve me Zaevin, kancelarja gjermane ka marrë prështypje se Qeveria e tij po e çon përpara ‘programin ambicioz reformues’ dhe se ‘po bën përpjekje për ta realizuar’”.

Çështja me emrin ishte një nga temat edhe të bisedës telefonike Cipras – Merkel, që ndodhi një ditë para vizitës së kryeminsitrit Zaev në Berlin dhe takimit m kancelaren gjermane, konfirmuan nga kabineti i Ciprasit.

Televizioni grek Skaj, duke iu referuar burimeve të veta, kumtoi se “Cipras ia ka potencuar Merkelit nevojën për zgjidhje përfundimtare të kontestit, me ndryshim të emrit kushtetues të vendit fqinj”. Sipas burimeve të njejta, kryeministri grek dhe kancelarja gjermane janë dakorduar të takohen të premten në Bruksel në takimin joformal të liderëve të BE-së.

Kancelarja Merkel pas tkaimit me Zaevin në Berlin doli me qëndrim se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, deri më tani, është më afër zgjidhjes, duhet të përmbyllet, por se çfarëdo lloj presioni nuk do të ndikojë pozitivisht ndaj procesit. Përmendi edhe se të dyja palët po sillen me përgjegjësi në negociatat e ripërtërira dhe se Greqia dhe Maqedonia e dinë se çka mund të japin në mëynrë që të arrihet kompromisi dhe kërkoi diskrecion në proces.

“Kompromiset çdoherë janë të dhimbshme, por edhe të domosdoshme. Ai është arti i diplomacisë dhe për atë nuk duhet të flitet në konferenca për shtyp, por prapa dyerve të mbyllura. Besoj se deklaratat publike më shumë mund të dëmtojnë, se sa ta ndihmojnë procesin”, shtoi kancelarja gjermane.

Kryeministri Zaev, nga ana e tij theksoi se Qeveria e Maqedonisë është e vendosur t’i zgjidhë problemet me fqinjët dhe të zhvillojë bashkëpunim rajonal./Express/

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakJu ishit "dorë" e Ramiz Alisë? Ish-themeluesi i PD: Na interesonte të qëndronte në pushtet, ishte diktatori më i përshtatshëm
Artikulli tjetërBruksel, çështja për emrin në rend dite të takimit Cipras-Merkel

S'KA KOMENTE

Comments are closed.