Bruceloza, Xhelil Koleci: Si preken njerëzit dhe rastet e shfaqura në Shqipëri

Oct 30, 2019 | 21:04
SHPËRNDAJE

Xhelil Koleci profesor i sëmundjeve infektive në UBT, ka folur për kategoritë e brucelozës dhe masat e ndërmarra për uljen e rasteve të të prekurve.

I ftuar në emisionin “Alert” në News24, Koleci tha se bruceloza shkaktohet nga organizma të gjinisë Brucela.

ec1bd10b-cbfa-4fa9-b27f-5fe723ec0201

Bruceloza shkaktohet nga organizma të gjinisë Brucela duke perfshire 12 lloje, por më të përhapurat janë brucela abortus në gjedh dhe brucela Brucela militensis. Është e njohur si ethja e Mesdheut dhe ka rreth 500 mijë rastë në të gjithë botën, për këtë vit. Është një sëmundje zoonotike që mund të prekë organe, inde e sisteme të ndryshme, që transmetohen tek njeriu nga kafshët që e mbartin atë. Përpjekjet në luftën ndaj brucelozës kanë qenë të vazhdueshme, ku janë përqëndruar në vaksinimin e të gjithë krerëve. Çdo rast dështimesh duhet të raportohet dhe të investigohen, kemi një program që kontrollon sëmundjen e brucelozës, numri i të prekurve te njerzit ka rënë ndjeshëm”-tha Koleci.

Koleci shpjegon strategjinë e ndërmarrë dhe nevojën e bashkëpunimit nga të gjithë aktorët.
Strategjia, në nivel tufash, testim dhe krerët e prekur eleminohen. Ishte një strategji e suksesshme, para 2012, brucela militensis dominonte në gjedh. I gjithë rajoni i Mesdheut është i prekur, ka raste të importuara dhe të vetë vendit. Një studim i bërë përmban programe kontrolli që përfshin edhe Shqipërinë dhe tregon se situata kur neglizhohet sëmundja mundet të ngrejë kokën. Për brucelozën bashkëpunimi është i domosdoshëm, nuk kurohet pa bashkëpunimin e të gjithë aktorëve, pasi nëse kemi kafshë të shëndetshme kemi njerëz më pak të rrezikur”-tha Xhelil Koleci.
Si shfaqet rreziku tek njerëzit dhe si mund të mbrohemi.

Rreziku shfaqet në disa forma, por më të rrezikuar janë njerëzit që merren më kafshët, është sëmundje e fshehtë e vështirë të zbulohet. Ministria duhet të mbështesë me fonde si fermerin edhe mjekun veteriner, i cili është i keqpaguar, pasi qëllimi është çrrenjosja e sëmundjes nga popullatat e kafshës. Nuk mund ta kontrollojmë sëmundjen tek njerëzit pa e patur nën kontroll brucelozën te kafshët. Në 2017 pati vaksinim masiv, vijon vaskinimi i pjesës tjetër. Fermerët që merren me kafshët, pa mbrojtëse, pa doreza, përbëjnë rrezikun primar. Nëse rastet nuk raportohen, mbetet e pazbuluar, me lëngjet e kafshës infektohet e gjithë tufa. Qumështi mbetet burim tjetër infeksioni, nëse është i papasterizuar dhe djathi nga qumësht i tillë, në temperaturë që s’kalon në pasterizim. Përsa i përket mishit, nuk përbën rrezik pasi nëse përpunohet largon bakteret”- u shpreh Koleci.

Koleci sugjeron konsumatorët që mbrojtja ndaj brucelozës bëhet vetëm duke blerë produkte të sigurta, në treg të licencuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura