Broja rrezikon Islandën, Rejës nuk i ndahen mungesat/ Ja situata në kampin kuqezi

May 30, 2022 | 20:02
SHPËRNDAJE

Shqipëria po vazhdon përgatitjet prej tri ditësh në Durrës, ku po bëhet gati për dy sfidat e Ligës së Kombeve, kundër Islandës në transfertë më 6 qershor dhe katër ditë më vonë në shtëpi kundër Izraelit.

kombetarja_stervitje_maj_22_tropikal-1536x1024

Në përfundim të tyre do të luhet edhe një takim miqësor me Estoninë më 13 qershor. Teksa pritet që të nisë një kompeticion, si Liga e Kombeve, nga ku shanset për të kapur “play off”-in e Kampionatit Europian 2024 janë shumë të mëdha, Kombëtares nuk i ndahen problemet dhe këtë herë vihen re disa mungesa të rëndësishme, ashtu siç ndodhi edhe përpara Polonisë, ku Cikalleshi, Gjasula, Gjimshiti e humbën atë takim.

MUNGESAT – Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe pas disa ditësh përfaqësuesja do të luajë vetëm dy sfida dhe jo katër, kjo sepse Rusia është përjashtuar nga UEFA. Këto dy takime trajneri Edi Reja do të duhet t’i përgatisë pa Keidi Baren dhe Qazim Laçin, të dy të dëmtuar. Mungesë tjetër është ajo e Rei Manajt, që sipas teknikut italian ka një problem në shpatull dhe kjo është arsyeja që nuk është grumbulluar. Një emër tjetër është i portierit Tomas Strakosha, që ka marrë leje për të mbyllur çështjen e transferimit.

Ndërkohë që i vështirë mbetet fakti që trajneri 76- vjeçar të ketë në dispozicion Armando Brojën. Sulmuesi ka rezultuar pozitiv me COVID dhe ditaditës pret përgjigjen e testit, por praktikisht është shumë e vështirë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë, kjo për shkak edhe të infektimit, që të lë disa ditë pa u stërvitur dhe për këtë edhe gjendja fizike bie disi.

Ndërkohë që grupi tjetër ka vazhduar përgatitjet ku vetëm Odise Roshi ka punuar i diferencuar nga grupi, ndërsa Xhakomo Vrioni do të bashkohet nesër me grupin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura