Britney Spears ndërmerr hapat e fundit për të shpëtuar nga kujdestaria 13-vjeçare e babait të saj

Sep 27, 2021 | 23:26
SHPËRNDAJE

Britney Spears ka ndërmarrë hapat e fundit për të shpëtuar nga kujdestaria e babait të saj, Jamie Spears.

britney spears jamie spears

Sipas “Page Six”, dokumentet e reja të paraqitura nga këngëtarja 39-vjeçare konfirmojnë se ajo po zëvendëson Jamie-n si kujdestarin e saj ligjor. Britney, e cila është nënë e dy fëmijëve do t’i bashkohet bashkë-konservatorit aktual, Jodi Montgomery.

Gjyqtarja Brenda Penny pritet të marrë një vendim të mërkurën, i cili do t’i japë mundësinë këngëtares që të kontrollojë deri në 50 për qind jetën e saj. Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi këngëtarja do t’i nënshtrohet disa testeve që vërtetojnë se ajo është e aftë mendërisht që të kujdeset për veten.

britney-spears-1-1

Jamie, i cili është 69 vjeç, u bë kujdestar i Britney-t në vitin 2008. Së fundmi u raportua se babai i artistes ka kontrolluar gjatë këtyre 13 viteve çdo hap të vajzës së tij, pasi kishte instaluar programe përgjimi në celularin e saj. Kjo i jepte mundësinë që të lexonte çdo mesazh që Britney dërgonte, të dëgjonte telefonatat që ajo bënte, si dhe të dinte çdo lëvizje të saj.

britney spears (6) britney spears (1) britney spears (4) britney spears (5) britney spears (5) britney spears (3) britney spears (1) britney spears (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura