Britania vijon ashpërsimin e masave, vendos karantinë 10-ditore për udhëtarët nga 22 shtete

Jan 27, 2021 | 15:28
SHPËRNDAJE

bdbc75c3-e7fe-4825-a37c-235d19de7930

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson deklaron se qeveria e tij po forcon masat e kontrollit kufitar për të mbrojtur vendin nga variantet e reja të koronavirusit.

Johnson bëri me dije se jan ë plot 22 vende që kanë rrezikun e mutacioneve të reja, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Portugalinë dhe kombet e Amerikës së Jugut, raporton BBC.

Kryeministri britanik tha se për të ulur më tej rrezikun, kujtdo qytetari që nuk mund t’i refuzohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, siç janë shtetasit britanikë, dhe që udhëtojnë nga këto vende rreziku, do t’u sigurohet strehim për 10 ditë që të qëndrojnë të izoluar, “pa përjashtime” theksoi ai.

Udhëtarët do të priten në aeroport dhe do të transferohen në hotele.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura