Britania rrit nivelin e alarmit pas rritjet eksponenciale të të infektuarve me koronavirus

Sep 21, 2020 | 23:18
SHPËRNDAJE

Niveli i alarmit të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar po azhurnohet nga 3 në 4, që do të thotë se transmetimi është “i lartë ose në rritje eksponenciale”, kanë thënë zyrtarët kryesorë të saj mjekësorë.1440x810_cmsv2_dbb8742a-a5a6-585e-b849-3062fe11cf0b-4988830

Kjo vjen pasi këshilltari shkencor i qeverisë paralajmëroi se mund të ketë 50,000 raste të reja me koronavirus në ditë nga mesi i tetorit pa veprime të mëtejshme.

Të hënën, 4,368 raste të përditshme u raportuan në MB.

Kryeministri do të bëjë një deklaratë të martën.

Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg tha se dukej “shumë e mundshme” që pub-et dhe vendet e tjera në Angli do të detyrohen të mbyllen nga ora 22:00, së bashku me masa të tjera.

Në një deklaratë që konfirmon rekomandimin e tyre për të kaluar në nivelin 4, zyrtarët kryesorë mjekësorë për Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut thanë që rastet tani “po ngriheshin me shpejtësi dhe ndoshta në mënyrë eksponenciale në pjesë të rëndësishme të të katër kombeve”.

Deri në 50 mijë të infektuar në ditë/ Shkencëtari kryesor i këtij vendi të rëndësishëm evropian bën parashikimin pesimist për muajin…

Mbretëria e Bashkuar mund të shohë deri në 50,000 raste me koronavirus në ditë nëse rritja aktuale nuk ndalet, ka paralajmëruar këshilltari i lartë mjekësor i qeverisë.

Në një deklaratë televizive, këshilltari shkencor i Mbretërisë së Bashkuar Sir Patrick Vallance tha me “nëse rastet dyfishohen afërsisht çdo shtatë ditë”, mund të ketë 50,000 raste të reja në ditë nga mesi i tetorit nëse rritja vazhdon e pandërprerë.

Zyrtari kryesor mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar, Vallance tha se “rritja e numrit të rasteve është përkthyer në një rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjet gjithashtu po rriten“, duke paralajmëruar se ajo që duhej ishte “shpejtësia dhe veprimi”.

Paralajmërimi u dha ndërkohë që Boris Johnson që aktualisht po vendos se si të vazhdojë me sezonin e gripit që do të mbërrijë së shpejti.

Ka pritje që më shumë masa të mund të shpallen, ndërsa Johnson do të diskutojë me ministrat gjatë fundjavës se si të ngadalësohet përhapja e një virusi që ka llogaritur të paktën 41,800 vdekje në vend – aktualisht numri më i lartë në Evropë.

Qeveria e MB ka vendosur kufizime të reja në verilindje në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu ata që shkelin kërkesat e vetë-izolimit do të përballen me gjobë deri në 10,000 euro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura