Britania në ‘momente kritike’/ Kryeministri thirrje qytetarëve: S’dua të kthehemi si në izolimin e marsit, por…

Sep 30, 2020 | 20:13
SHPËRNDAJE

030ffbfe-a05b-481a-9be7-331e06feb751

Kryeministri britanik Boris Johnson tha në konferencën për shtyp sot se rritja e fundit e rasteve të infektimit me koronavirus në vend tregoi pse qeveria ishte detyruar të nxirrte kufizime të reja.

Vendi është në një “moment kritik”, tha ai.

“Unë e di që disa njerëz do të mendojnë se duhet të heqim dorë dhe ta lëmë virusin të marrë rrjedhën e tij pavarësisht nga humbja e madhe e jetëve që potencialisht do të sjellë”, nënvizoi Johnson.

“Më duhet të them se nuk jam plotësisht dakord. Nuk mendoj se kjo është ajo që duan britanikët.”

‘Unë nuk dua të kthehem në izolim kombëtar’, tha Boris Johnson duke u përgjigjur një pyetjeje në lidhje me karantinen.

“Ajo që nuk po bëjmë për momentin është kthimi në situatën që patëm në mars. Unë me të vërtetë nuk dua ta bëj këtë – nuk dua të kthehem në një izolim kombëtar ku udhëzimi është të qëndrosh në shtëpi”.

Në vend të kësaj ai i nxit njerëzit të “ndjekin udhëzimet dhe të frenojne perhapjen e virusit”.

Boris Johnson është pyetur se cilat janë shanset që qeveria të vendosë kufizime të mëtejshme.

Kryeministri thotë se vendi ka treguar se virusi mund të frenohet duke mësuar nga izolimi i rreptë në fillim të vitit.

Por ai shton se është “shumë herët për të treguar” se çfarë efekti do të kenë masat e reja në shifrat e transmetimit te virusit tek qytetaret./BBC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura