Britania në alarm terrorizmi, kërcënimi më i madh në histori

Nov 25, 2014 | 12:51
SHPËRNDAJE

Britania po përballet me kërcënimin më të madh terrorist në historinë e saj. Kështu është shprehur dje sekretarja britanike e Brendshme, Theresa May, e cila ka nxjerrë në pah rreth 40 komplote të mëdha që nga sulmi me vetëvrasës-bombë në Londër në vitin 2005. Sekretarja May tha dje se të mërkurën qeveria britanike do të paraqesë ligje të reja në lidhje me militantët, përfshirë edhe legjislacionin që e bën më të lehtë për shërbimet e sigurisë gjurmimin online të sulmuesve dhe kontrollimin nëse luftëtarë të radikalizuar kanë udhëtuar për në Britani. “Kur shërbimet e inteligjencës dhe të sigurisë na thonë se kërcënimi tani është më i rrezikshëm se çdo kokë përpara apo që nga 11 shtatori ne duhet të jemi të vëmendshëm”, theksoi sekretarja e Brendshme britanike (ministrja e Brendshme).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura