Britania e Madhe paralajmëron veto për integrimin e Shqipërisë në BE

Apr 26, 2016 | 7:11
SHPËRNDAJE

Theresa May, e cila mban postin e Sekretares për Çështjet e Brendshme (ekuivalente me postin e ministrit të Brendshëm), ka folur në një konferencë për shtyp mbi çështjen e të ardhshmes së Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.96295658_Theresa_May_news_politics-large_trans++BL4ZA4dsa0mlaqM0t6AvhZYtoBcuxUEZYv9Cq9HuDYs

Në fjalimin e parë mbi fushatën e referendumit, May tha se Britania duhet të qëndrojë dhe të udhëheqë BE-në dhe jo ta braktisë atë.

Por, ajo ngriti shqetësim për vendet e tjera që do të mund të bëhen pjesë e unionit në të ardhmen. Këtu ajo e kishte fjalën për Serbinë, Shqipërinë dhe Turqinë.

A është e drejtë që Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia të lejohen të anëtarësohen në BE, u pyet ajo.

“Shtetet që po negociojnë për të hyrë në BE përfshijnë Shqipërinë, Serbinë dhe Turqinë – vende me popullsi të varfër dhe probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndonjëherë dhe me terrorizmin”, ishte përgjigja.

“Ne duhet të pyesim veten, është vërtetë e drejtë që BE të vazhdojë të zgjerohet dhe vendet e reja anëtare të gëzojnë të gjitha të drejtat?”, shtoi ajo.

May nuk bëri të qartë nëse Britania do të bllokojë integrimin e Shqipërisë dhe Serbisë në BE, por konfirmoi një gjë të tillë për rastin e Turqisë.

Britania e Madhe do të mbajë më 23 qershor referendumin ku do të vendoset nëse do të jetë në të ardhmen pjesë e Bashkimit Evropian apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura