Britani/ Kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, në pranga dy shqiptarë! Sekuestrohen 950 rrënjë kanabisi (Emrat)

Sep 15, 2021 | 7:51
SHPËRNDAJE

drogearrestimbritani

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia britanike ditën e djeshme në qytetin e Blackpool për kultivim dhe trafik kanabisi.

Sipas mediave britanike, në pranga kanë rënë 42-vjeçari Frrok Zefi dhe 27-vjeçari Aldi Gjetani. Ata janë gjetur brenda një banese ku e kishin përshtatur për kultivimin e lëndës narkotike.

Pas denoncimeve të disa qytetarëve, policia ndërmori një aksion në lagjen qendrore të Blackpool. Banesa ishte e fortifikuar mirë ku dyert ishin blinduar me shule.

Por kjo nuk i ka ndaluar autoritetet të futen në banesë dhe të bëjnë bastisjen e shtëpisë. Brenda saj gjetën dhe sekuestruan 950 rrënjë kanabisi vlera e së cilës kapte rreth 1 mln euro.

Gjithashtu ata konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

QVNIMTIyNDMzMTcx

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura