Burgim të përjetshëm shqiptarit, vrau rumunin për lojën e shahut

Oct 6, 2015 | 19:15
SHPËRNDAJE

Një gjykatë në Londër ka dënuar me burgim të përjetshëm një shtetas shqiptar, i cili u shpall fajtor për vrasjen e një rumuni pas një loje shahu.

Majtas, autori Masimo Fishti, djathtas viktima
Majtas, autori Masimo Fishti, djathtas viktima

I dënuari është shqiptari Masimo Fishti, i cili më parë kishte jetuar në Itali. Fishti ishte duke luajtur shah me një shtetas rumun më 25 prill të këtij viti dhe pas një zënke për lojën, e goditi me thikë në zemër, duke e lënë të vrarë.

Gjykata vendosi burgim të përjetshëm, por me të drejtë kërkesë të lirimit me kusht për Fishtin, vetëm pas 21 vjetësh burgim.

Bashkëshortja e rumunit, e cila ishte e pranishme në sallën e gjyqit, foli për “The Guardian” lidhur me vrasjen e të shoqit.

“Jam thellësisht e rrënuar nga vdekja e tij. Ishte gjithçka kisha dhe trau i familjes. Unë kam dy fëmijë 12 dhe 4 vjeç dhe ata janë të shkatërruar nga humbja e babait”, tha ajo. “Ata akoma nuk e kanë pranuar vdekjen e tij dhe s’mund ta kuptojnë. Çdo mëngjes më pyesin se kur do të kthehet”, vijon ajo më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura