“Brit 2015”, Rita Ora dhe Ellie Goulding në qendër të vëmendjes, për veshjen (FOTOT)

Feb 25, 2015 | 20:33
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Figurat dhe emrat më të njohur të botës së shoubizit zbritën në arenën O2 të Londrës mbrëmjen e së mërkurës për cmimet e shumëpritura “Brit 2015”. Por mesa duket, vëmendjen kryesore në këtë ceremoni e ka marrë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe kolegia e saj Ellie Goulding.

Siç shkruan britanikja “Daily Mail”, mbrëmja e sotme është cilësuar si një betejë e veshjeve mahnitëse, por edhe të tejdukshme midis princeshave të muzikës pop, Rita Ora dhe Ellie Goulding.

24-vjeçarja me origjinë shqiptare kishte veshur një fustan në ngjyrë kremi, i cili shkëlqente dhe e tregonte tepër elegante.
Por mungonte buzëkuqi i saj i famshëm ngjyrë të kuqe të cilin ajo këtë mbrëmje e kishte zëvendësuar me një ngjyrë që përshtatej me fustanin.

Ndërsa Ellie, mund të thuhet se kishte veshur një stilt ë njëjtë fustani si ai i Ritës, por me motive të tjera.

Por të dyja janë komentuar nga mediat si ato që u zhveshën më shumë gjatë mbrëmjes. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura