Brinjë të thyera dhe hemorragji në tru, vdekja e foshnjës tetë javëshe çon në burg prindërit. Nga ekspertiza rezulton se …

Mar 6, 2020 | 18:35
SHPËRNDAJE

Një foshnje 8 javëshe ka ndërruar jetë si pasojë e brinjëve të thyera dhe hemorragjisë në tru dhe përgjegjëse për vdekjen e saj dyshohet nëna.

pjimage (22)

Tiffany Tate, 21 vjeç dhe partneri i saj Michael Roe, 32 vjeç akuzohen për vrasjen e vajzës së tyre Holly Roe në Crowborough, East Sussex.

Ngjarja ka ndodhur në 10 shtator 2018.

Ndonëse të arrestuar prej tre vitesh prindërit e foshnjës mohojnë akuzat

Foshnja Holly vdiq në spital dhe nga ekspertiza rezulton se ajo kishte pësuar lëndime të shumta dhe vdiq si rezultat i një dëmtimi të rëndë në kokë.

Prindërit e saj e mohojnë vrasjen, por burri u tha policëve se kishte dëgjuar gruan duke thënë: “Ndonjëherë ajo më irriton aq shumë sa më vjen ta hedh lart në mur. Kam qenë gjithmonë gati ta bëja atë”.

Holly u vërteta se kishte 12 thyerje të brinjëve, fraktura në pjesën e përparme ashtu edhe në pjesën e pasme, hemorragji në tru, shpinë dhe të dy sytë i kishte të nxirë.

Tate thuhet se ka humbur durimin me vajzën e saj dhe përfundimisht vendosi që ta përplaste. Ndërsa Roe mësohet ti ketë thënë gruas: “Unë mendoj se rrugët e saj të frymëmarrjes po mbyllen” dhe Holly atëherë pushoi së marrë frymë.

Roe u tha oficerëve që një herë e kishte dëgjuar gruan në dhomën e ndenjes duke thënë: “Pse nuk do ta marrësh këtë? Pse nuk do ta bësh këtë për mua? Pse nuk do ta pish qumështin e biberonit dreqin?”

Pas kësaj Roe tregon se e kishte marrë foshnjën dhe ishte kujdesur për të madje i kishte dhënë edhe biberon, ndërsa gruaja e tij kishte shkuar në shtat për të fjetur.

Ndërsa rrëfente historinë Roe qante në bankën e të akuzuarve ku ndodhej dhe vijoji historinë: “Më vonë, pasi u qetësua e vendosa Holly në shportën e saj dhe shkova të fle. Po diçka më zgjoi”.

Roe thotë se ai kishte ndjerë kokën e foshnjës shumë të ftohtë dhe gjoksin e saj të ngrohtë, por kjo nuk ishte shenjë e mirë.

Ai më vonë kishte zgjuar gruan dhe i bënë Hollyt frymëmarrje artificiale, por ajo nuk u përmend dhe ata thirrën policinë.

Profesori i patologjisë, Safa Al-Sarraj i cili ekzaminoi trurin dhe shpinën e Holly konstatoi lëndime nga të paktën tre raste të ndryshme nga 48 orë para vdekjes, deri në disa javë më parë.

Roe dhe Tate mohojnë vrasjen dhe shkaktimin vdekjen e një fëmije dhe të dy mohojnë të gjitha akuzat, por gjyqi vazhdon.

c c1 c2 c3 c4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura