Brexit tremb futbollin anglez, ja masat që priten nga federata

Nov 14, 2018 | 13:19
SHPËRNDAJE

Brexit rikthehet të trembë futbollin anglez. Dalja e tyre nga BE do të detyrojë klubet e Premier Ligës që të diskutojnë me federatën uljen e numrit të lojtarëve ekstrakomunitarë.

Premier Liga

Aktualisht, klubeve të Premier Ligës u lejohet që të kenë deri në 17 futbollistë të huaj në përbërjen e skuadrës me 25 lojtarë. Me planin e FA-së, ky numër do të ulet në 12, duke e rritur numrin e lojtarëve vendës në 13. Klubet do të takohen të enjten dhe një përfaqësues për secilën prej 20 skuadrave do të diskutojnë edhe këtë temë. Anglia është duke negociuar me BE-në kushtet e daljes nga Unioni. Aktualisht, në fuqi është marrëveshja e lëvizjes së lirë në tregun e punës mes vendeve anëtare të BE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura