Brexit/ Referendum i dytë? 100.000 britanikë nënshkruan peticionin

Jun 25, 2016 | 11:32
SHPËRNDAJE

Parlamenti do të marrë në konsideratë thirrjet për një referendum të dytë për qëndrimin ose jo në BE javën e ardhshme, pasi më shumë se 100.000 njerëz kanë nënshkruar një peticion.

petition-large_trans++eo_i_u9APj8RuoebjoAHt0k9u7HhRJvuo-ZLenGRumA

Vetëm pak orë pasi filloi, peticioni në internet ka marrë mbështetjen e mjaftueshme për t’u konsideruar për një debat në parlament.

Peticioni, që bënte thirrje për një referendum të dytë të BE-së, bllokoi rrjetin për shkak se është kaq popullor, raporton Monitor.

Ai tërhoqi mbështetjen e menjëhershëm dhe të gjerë – kryesisht nga votuesit pro qëndrimit, duke shpresuar për të përmbysur votën që Britania të largohet nga BE-ja.

Komiteti i Peticioneve të qeverisë do të marrë në konsideratë protestën në takimin e tyre të ardhshëm, që do zhvillohet të martën në 28 qershor.

Një zëdhënës Dhoma e Përfaqësuesve tha: “Qeveria i përgjigjet të gjitha e-peticioneve që arrijnë 10,000 nënshkrime brenda 21 ditësh.

“Komiteti mblidhet të marten në 28 qershor, ku do të marrë në konsideratë kërkesën për një referendum të dytë, pasi ajo ka kaluar tashmë pragun 100,000. ”

Peticioni titullohet ‘Rregullat e referenduit të BE shkaktojnë një referendum të dytë të BE-së’.

Në të thuhet: ‘Ne, nënshkruesit, i bëjmë thirrje qeverisë që të zbatojë një rregull që nëse vota për të qëndruar apo për t’u larguar është më pak se 60%, bazuar në një pjesmarrje prej më pak se 75%, atëhere duhet të ketë një tjetër referendum.’

Në referendumin e dy ditëve më parë, mbështetësit e largimit nga BE dhanë 17.4 milionë vota, me një diferencë të ngushtë me ata pro qëndrimit me 16.1 milionë vota. Pjesmarrja në votim ishte 72.2%.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura