Brexit? Prova se Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA

Jun 24, 2016 | 12:31
SHPËRNDAJE

“Brexit është dëshmi se Donald do të jetë presidenti i ardhshëm”. Twitter lidh daljen e Britanisë nga BE me kandidimin e Trump për Shtëpinë e Bardhë.

359D84E100000578-3657782-image-a-5_1466757064336

Teksa Donald Trump fluturoi në Skoci sot pas vendimit të referendumit që vendosi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, po hiqen vija paralele me mesazhin e anti-emigracionit që çoi në Brexit dhe rritjen e shanseve që Trumo të bëhet presidenti i SHBA.

Shumë analistë kanë vënë në dukje ngjashmëritë midis vendimit të Britanisë për të lënë BE-në dhe kandidimit të Trumpit, dhe besojnë se referendumi është një tregues se si amerikanët do të votojnë më 8 nëntor, gjë e cila sipas tyre mund të çojë Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ardhja e Donald në Mbretërinë e Bashkuar do të shihet nga shumë si një takim i mendjeve apo dy botëve që përplasen me pikëpamje të përbashkëta, duke përfshirë një elektorat të pakënaqur; që ka humbur krenarinë kombëtare; izolacionizmi; dhe çështja e emigracionit.

Megjithatë, Trumo mund të mos marrë pritjen e dëshiruar në Skoci: ndërsa votuesit në Angli dhe Uells nxorrën rezultat qëndrimin, skocezet shumica dërrmuese votuan për të mbetur pjesë e BE-së.

“Brexit është provë e mëtejshme se Donald Trump J do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara,” shkroi Broderick Greer në Twitter, shkruan “Daily Mail”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura