Brexit/ Pesë sfidat që ka tani Britania e Madhe me largimin nga BE-ja

Jun 24, 2016 | 11:21
SHPËRNDAJE

Fushata për të lënë Bashkimin Evropian ka fituar referendumin. Kjo do të thotë se Britania e Madhe është e përkushtuar tani në largimin nga grupi i 28 vendeve, një proces që është i njohur si Brexit. Por çfarë do të thotë kjo për Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në?

_90037862_brexitgettywalesnew7mar16

Hidhet në kosh marrëveshja e veçantë!

Marrëveshja që kryeministri David Cameron ka negociuar me BE-në në shkurt, duke i dhënë Mbretërisë së Bashkuar një status të veçantë, si anëtare e BE, tani do të hidhet në kosh. Mbretëria e Bashkuar ka fituar garanci se nuk do të vuajë nga diskriminimi, edhe duke qenë jashtë eurozonës. Kjo ishte për të mbrojtur Londrën, si qendra më e madhe financiare e Evropës. Në këmbim të kësaj, Britania e Madhe u zotua të mos bllokojë integrimin më të thellë në eurozonë.

Negociatat e largimit

Cameron tani ka thënë se ai do të qëndrojë deri në tetor dhe do t’ja kalojë pasardhësit të tij rolin e zbatimit të procedurave të Nenit 50 për të negociuar me BE-në kushtet e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni.

Neni 50 i Traktatit të Lisbonës, që kurrë nuk është përdorur më parë, vendos një limit: dy vjet kohë për të arritur një marrëveshje.

Ky afat shihet në përgjithësi si një afat i ngushtë, dhe mund të zgjatet vetëm nëse të gjitha 28 shtetet anëtare të BE bien dakord.

Procesi kërkon nga Britania e Madhe të tërheqë rreth 80.000 faqe ligje që ka detyrime Britania e Madhe në BE. Disa prej ligjeve do të mbahen, sepse disa zona në politikat e BE-së janë të ndara me shtetet jo anëtare të BE-së, si Norvegjia dhe Zvicra.

Sipas kësaj “zgjidhjen e divorcit”, siç e kanë quajtur disa, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja duhet të bien dakord si të ndajnë pasuritë, zgjidhjen e çështjeve të buxhetit të BE-së dhe të përcaktohen të drejtat e ardhshme të shtetasve të BE-së në Britani të Madhe dhe anasjelltas.

Zgjidhja kërkon miratimin nga shumica e anëtarëve të BE-së, plus Parlamenti Evropian dhe Parlamenti britanik.

Marrëdhënie të re tregtare

Bisedimet për të përcaktuar rregullat e reja tregtare ndërmjet UK-BE mund të nisin gjatë periudhës së bisedimeve dy-vjeçare për tërheqje, por jo domosdoshmërisht.

Nëse BE-ja pret deri në tërheqjen formale të Britanisë së Madhe, negociatat mund të zvarriten edhe për pesë vjet ose më shumë.

Në pritje të një marrëveshje, Britania e Madhe do të vijojë shkëmbimet tregtare me BE-në në bazë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Kjo do të thotë se eksportuesit britanikë do të paguajnë tarifa të reja për importin nga BE-ja në të njëjtën mënyrë si Kina dhe Amerika bëjnë tregëti me BE-në.

Nuk ka më shumë kontributete në buxhet

Mbretëria e Bashkuar do të stopojë pagesën që bën për buxhetin e BE-së pasi ajo formalisht të dalë nga Unioni.

Pra, kontributi i tanishëm i Mbretërisë së Bashkuar neto prej rreth 8.5 miliard paund në vit, do të qëndrojë në shtëpi. Të ardhura të cilat mund të shpenzohen pjesërisht në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, siç disa në kampin Brexit kanë sugjeruar, ose të përdoren për të hequr TVSH në karburante.

Por fermerët në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të kenë më pagesa direkte nga BE-ja, të cilat arrinin një vlerë rreth 2.4 miliard paund në vitin 2015.

As nuk është e qartë se sa rajonet më të varfra të Mbretërisë së Bashkuar do të paguhen në të ardhmen, tani që ata nuk kualifikohen për financim rajonal nga BE-ja.

Sfida e emigracionit

Mbretëria e Bashkuar do të përpiqet të reduktojë emigracionin nga BE-ja, ndoshta me një sistem të bazuar në pikë, si të Australisë. Kjo do të thotë se do t;i japë përparësi punonjësve të kualifikuar dhe do bllokojë hyrjen në vend të atyre të pakualifikuar. Shumë punëkërkues nga BE-ja thuhet se mund të largohen nga Britania.

Por së pari në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të sqarohet statusi i rreth 2,2 milion punëtorëve të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Rregullat për bashkim familjar mund të bëhen edhe më të ashpra. Por çdo bllokim në lirinë e lëvizjes nuk ka gjasa që të ndodhë për të paktën dy vjet, ndërsa Britania e Madhe po negocion Brexit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura