Brexit/ PE voton rezolutën: Britania të nisë negociatat për dalje nga unioni

Jun 28, 2016 | 14:18
SHPËRNDAJE

Parlamenti Evropian votoi sot një rezolutë me të cilën i bën thirrje Britanisë të nisë menjëherë negociatat për lënë me bllokun europian.

pe

Sipas presidentit te PE, Shutlz, vullneti i shumicës së qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar duhet të bëhet. “Vullneti duhet të respektohet dhe kjo është arsyeja pse ne do të kërkojmë intensivisht nisjen e negociatave”- tha ai.

Rezoluta u votua sot me nje total prej 395 anëtarëve të Parlamentit Europian pro, ndersa 200 votuan kundër.

Neni 50 i Traktatit të Lisbonës përshkruan se si një vend i BE-së mund të largohet vullnetarisht nga blloku dhe specifikon se vendi i largimit duhet të njoftojë Këshillin Evropian për qëllimin e tij, të negociojë një marrëveshje për tërheqjen dhe për të krijuar bazat ligjore për një marrëdhënie në të ardhmen me Bashkimin Evropian.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura