Brexit/ Pas dorëheqjes së Cameron, laburistët kërkojnë largimin e Corbyn

Jun 28, 2016 | 21:30
SHPËRNDAJE

Pas dorëheqjes së David Cameron, laburistët kanë bërë mocion mosbesimi ndaj liderit të tyre, Jeremy Corbyn.1776Rezultati ishte zhgënjyes pasi 172 votuan për largimin e tij si kryetar partie, ndërsa vetëm 40 votuan pro.

Por, Corbyn ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke theksuar se, “votimi nuk ka legjitimitet”.

“Jam zgjedhur në mënyrë demokratike si lider i partisë për një politikbërje të re nga 60% e anëtarëve dhe mbështetësve të Laburistëve dhe nuk do t’i tradhtoj ata duke dhënë dorëheqjen”, u shpreh Corbyn.

Por rezultati është një sfidë e hapur për të pasi duhen vetëm firmat e 51 deputetëve për të çuar partinë në zgjedhje të reja për kryetar.

Duke folur për rezultatin e referendumit, Corbyn tha se 2/3 e laburistëve votoi pro qëndrimit në BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura