Brexit/ Juncker vihet në siklet, nuk i përgjigjet pyetjes për fundin e BE

Jun 24, 2016 | 20:25
SHPËRNDAJE

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker nuk i është përgjigjur pyetjes së një gazetareje në një konferencë për shtyp në Parlamentin Europian.

juncker“A është fillimi i fundit për Europën, pas fitores së “Brexit”?”, ka pyetur reporterja.

Juncker ka reaguar duke falenderuar të pranishmit dhe duke braktisur sallën. Megjithatë, nga një lëvizje e buzëve të tij është interpretuar një përgjigje si “jo”, shkruan express.

Një ditë përpara referendumit, Juncker u dha mesazhin e tij britanikëve. “Kush voton jashtë është jashtë. U them votuesve britanikë se nuk do të ketë asnjë negociatë tjetër veç asaj që u mbyll në shkurt, kur kryeministri David Cameron mori maksimumin e asaj që mund të merrte dhe ne i dhamë maksimumin që mund t’i jepej”, tha Juncker.

Ai theksoi se, që nga fillimi i fushatës elektorale për referendumin kishte mbrojtur këndvështrimin se ishte e nevojshme një marrëveshje e drejtë dhe e barabartë me Britaninë e Madhe.

“Dhe është pikërisht ajo që kemi bërë në samitin e shkurtit. KE nuk luan asnjë rol në votimin e nesërm, por është diçka pozitive nëse Britania qëndron në BE. Gjithsesi, le të presim rezultatin”, tha Juncker

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura