Brexit/ Britanikët po pendohen që votuan pro daljes, ja çfarë thonë

Jun 24, 2016 | 17:55
SHPËRNDAJE

Gazeta britanike “Metro” ka bërë një shkrim për ata qytetarë britanikë, të cilët votuan pro daljes së Britanisë nga BE, por që tashmë janë penduar.

ad210838682knutsford-united-e1466774327392Sipas saj, një pjesë e mirë e tyre nuk kanë qenë të ndërgjegjshëm për votën e tyre, duke mos i njohur mirë pasojat.

Plot 52 % e britanikëve votuan për daljen e Britanisë nga BE-ja, ndërsa 48 % ishin për qëndrim në të.

Por ndërkohë që paundi arrin uljen më të madhe historike dhe me dorëhqjen e Kryeministrit Kameron, shumë prej britanikëve që votuan për Brexit po ndihen fajtorë dhe të penduar.

Rajan Ulliams, student për Fotografi votoi pro daljes nga BE-ja. Ai thotë për “Metro” se ndihet i penduar.

“Ndihem shumë keq. Nuk e dija që që do të kishte këto pasoja. Mendoja si moshatarët e mi se do të ishte gallatë një ndryshim. Por tani që paundi është zhvlerësuar kaq shumë ndihem i penduar. Kur shkova në kutinë e votimit isha i pasigurt, megjithatë votova për dalje”, thotë ai.

Ulliams akuzon fushatbërësit e Brexit se nuk e kanë informuar si duhet për pasojat. “Ndihem shumë keq dhe e urrej veten time. Vota ime është vjedhur pasi unë nuk isha informuar për të gjitha këto pasoja. Neve na është thënë se pas daljes nga BE-ja alkooli do të jetë më i lirë, karburanti po ashtu dhe do të merrte fund drama e Kalesë me emigrantët”, thotë ai.

Një tjetër student, Daniel Rosh thotë se ndihet i mashtruar dhe mjaft keq. “Ne mendonim se kjo gjë do të sillte më shumë progres për ne dhe se fondet që japim për BE-në do të shkonin në shëndetin publik, por Farazh na mashtroi”, thotë ai.
Po të më jepet rasti përsëri do të votoja për qëndrimin në BE.

Po kështu, në Britani kanë nisur peticione online për një rivotim të dytë. Një pjesë e mirë e atyre që votuan për Brexit kërkojnë referendum tjetër.

Po ashtu, referendumi ka sjellë edhe përçarje brenda Britanisë. Skocia kërkon të dalë si shtet i pavarur, ndërsa Irlanda e Veriut kërkon bashkimin me Irlandën.

Komente të tjera

Amy Lonë: Votova për Brexit dhe jam penduar me ato që po dëgjoj sot

Anton Hamilton: Votova për Brexit dhe më vjen keq.

Rajan Riçardson: Votova për dalje nga BE-ja për hir të ekonomisë sonë, por shikoni ç’po ndodh me paundin. Na mashtruan!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura