BREXIT/ Britania mbyll dyert për emigrantët e pakualifikuar dhe që nuk dinë anglisht. Ja kur hyn në fuqi ligji

Feb 19, 2020 | 17:39
SHPËRNDAJE

Britania mbyll dyert për të gjithë punëtorët e pakualifikuar dhe ata që nuk flasin anglisht. Ky është ligji i parë që prek emigrantët që dëshirojnë të shkojnë në Britani, pas daljes nga Bashkimi Evropian.

brexit be 2

Qeveria, sipas “Guardian”, do të përdorë modelin australian për të siguruar “kontroll të plotë” të kufirit britanik. Kjo bëhet për herë të parë nga Britania, pasi gjatë kohës që ishte në BE janë futur emigrant ilegalisht.

Plani, megjithatë, tashmë ka ngjallur reagime nga industria, e cila ka bërë thirrje për një sulm të qeverisë mbi ekonominë, duke paralajmëruar “pasoja katastrofike” që përfshin humbje të fuqisë punëtore. Ky ligj pritet të futet në fuqi në janar të 2021.

1

Në 10 faqet e planit të qeverisë së Boris Johnson të përcaktuara, ndër të tjera thuhet:
– kufijtë britanikë do të mbyllen për punëtorë të pakualifikuar dhe të gjithë emigrantët që nuk dinë anglisht

– Kushdo që dëshiron të vijë në Britani, të punojë duhet të ketë në duart e tij një ofertë pune prej nga ku të fitojë 25,600 paund në vit. Megjithëse kjo është një shifër e ulët për specialitete siç janë infermierët që nuk kanë

– Nuk do të ketë hapësirë ​​për punë të pavarur – p.sh. Hidraulikët polakë ose ndërtuesit që nuk kanë një kontratë pune.

– Kontrollet kufitare nuk do të pranojnë identitete nga vende të tilla si Franca dhe Italia, në mënyrë që të parandalojnë që incidentet mes punëtorëve jashtë BE-së të ‘mashtrojnë’ sistemin me identitete të rreme ose të vjedhura

– Mbetet e drejta e kalimit falas për artistë, argëtues, atletë dhe muzikantë

2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura