Brenda shtëpisë super luksoze të Jennifer Lopez, pamjet do t’ju lenë pa fjalë (Foto)

Dec 6, 2019 | 11:48
SHPËRNDAJE

Statusi i saj si personazh i famshëm sjell miliona dollarë të ardhura të cilat ndër të tjera shpenzohen edhe për të blerë pasuri të patundshme si vila apo apartamente luksi.

Pamjet që do të shihni janë të vilës super luksoze të këngëtares së famshme Jennifer Lopez dhe partnerit të saj Alex Rodriguez.

Kjo vilë vlen 28 milionë dollarë dhe siç raporton ‘Daily Mail’ është e vendosur në Bel Air. Këtë pronë këngëtarja e bleu në vitin 2016.

Shtëpia prej 13.932 metra katrorë përfshin ndër të tjera 7 dhoma gjumi, 13 tualete, ambjente gatimi në natyrë, pishinë dhe ambjente të tjera relaksi larg vëmendjes së kuriozëve. Këto pamje të shtëpisë së JLO kanë marrë gjithë vëmendjen e fansave dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe.







 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura