Luiz Ejlli dhe Dea Mishel Hoxha, ishin dy ndër banorët më të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.
Gjatë spektaklit dy ish-finalistët kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit, mirëpo duket se inatet dhe mëritë kanë mbetur brenda në shtëpinë e famshme. Kjo pasi së fundmi në rrjet, po qarkullon një video e Deas dhe Luizit brenda në makinë.
Ka qenë një fans i tyre i cili i ka filmuar dhe dyshja duken goxha të buzëqeshur duke treguar se jashtë shtëpisë së BBVIP, ata kanë vendosur të ruajnë një raport miqësor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al