“Brenda nëntorit fillon furtuna”, Rama bën paralajmërimin e fortë

Nov 9, 2019 | 11:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama njofton se brenda muajit nëntorit fillon “furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”, sic i quan ai anetaret e organizates sipas tij, me te rrezikshme sot ne vendin tone, (kap ça të kapësh).  

rama-kryeministri3

Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Rama tregon se e ka nisur diten me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar dhe per masat qe ai ka paralajmeruar qe me heret per gjithe anetaret e organizates se rrezikshme. Masa qe sipas Rames do te finalizohen shume shpejt ne leter.

Postimi i Rames 

Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava.
Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK
Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura