Brenda jetës luksoze të agjentit imobiliar që ishte pjesë e “super-kartelit” të kokainës, gruaja e tij jep intervistë dhe thotë… (foto)

Nov 29, 2022 | 14:03
SHPËRNDAJE

Jetë përrallore, siç e kishte ëndërruar, në një vend bregdetar, me klimë të ngrohtë, të ardhura që i ofrojnë një shtëpi, makinë e sende të tjera luksi. Kjo është panorama e jetës që bënte një nga dy shtetasit britanik të arrestuar si të dyshuar me lidhje në kartelin e drogës që kontrollonte rreth një të tretën e furnizimit me kokainë në Evropë.

Operacioni i koduar “Desert Light”, çoi në pranga 49 persona, të cilët u arrestuan në gjashtë vende evropiane.

Një nga britanikët e dyshuar për pastrimin e parave për “super-kartelin” e kokainës, bënte një jetë të dyfishtë si trafikant dhe si i diplomuar në universitet, shkruan The Suan.

Policët spanjollë njoftuan të hënën se kishin arrestuar britanikun në shtëpinë e tij luksoze pranë Marbella, Spanjë.

I arrestuari britanik kishte krijuar bazën e tij në Spanjë. Ai raportohet se është zhvendosur në Costa del Sol pasi la punën që bënte në një nga kompanitë kryesore të ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Një topograf me profesion, ai është i martuar dhe ka një vajzë të vogël. Tre vitet e fundit ai i ka kaluar duke punuar për një firmë imobiliare në jug të Spanjës.

Para arrestimit të tij, ai kishte pohuar se po “përmbushte ëndrrën e tij” për të jetuar në vende që kanë klimë të ngrohtë.

Deri tani nuk ka asnjë dyshim se kompania e tij e pasurive të paluajtshme është e përfshirë në trafikun e drogës.

Britaniku duket i veshur me një kostum sportiv gri dhe i rrethuar nga policë të maskuar e armatosur, në një video të publikuar nga policia, e cila ia kishte mbuluar fytyrën.

Një video e publikuar nga Europol tregoi agjentët duke arrestuar të dyshuarin dhe duke sekuestruar makina luksoze dhe shuma të mëdha të fshehura parash.

Gruaja e tij e cila sipas The Sun ende po jeton në vilën luksoze të familjes, me vlerë rreth 2.5 milion Paund, në Marbella, ka këmbëngulur se burri i saj nuk kishte kryer asnjë krim dhe i tha një gazetari:

“E di që burri im është plotësisht i pafajshëm dhe ai do ta vërtetojë këtë. E gjithë kjo ka qenë një ferr”.

britaniku1 britaniku2 britaniku3 britaniku4 britaniku6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura