Brenda 25-vjetorit të Kylie Jenner, që nuk i ngjan aspak festës së një miliardereje

Aug 10, 2022 | 23:57
SHPËRNDAJE

Party, alokool, të ftuar, fishekzjarre! Jo. Ditëlindja e Kylie Jenner këtë vit është shumë larg këtyre dhe nuk i ngjan aspak festave të miliarderëve. Përkundrazi, 25-vjetorin ajo e nisi me një vakt të qetë në mëngjes e rrethuar nga familja e saj.Screenshot_3

 “Është ditëlindja ime,” shkroi ylli”Keeping Up with the Kardashians” në një video në TikTok, ku shfaqen motrat e saj Kim Kardashian dhe Kendall Jenner, si dhe vajza e saj 4-vjeçare, Stormi. Kylie gjithashtu ftoi disa miq në mëngjes, teksa tregoi tryezën me ëmbëlsira dhe fruta.

Teksa motrat e saj kishin veshur rroba sportive, vajza e ditëlindjes kishte veshur një fustan rozë të ngushtë. Ato ishin të gjitha pa grimë dhe shumë natyrale.

Brenda pak orësh videoja ka marrë mbi 2.5 milionë likes, 8 milionë views dhe 32 mijë komente.

Kim e uroi Kylie-t për ditëlindjen përmes Instagram-it, duke thënë: “Çdo vit më mahnit se sa e mençur, protektive ndaj të dashurve të tu dhe sa bujare është zemra jote. Je kaq e veçantë dhe një në një milion. Fal kaq shumë dashuri dhe lumturi, saqë unë lutem t’i kesh ato përgjithmonë”.

Nga ana e saj, Kendall ndau foto në Instagram Stories, me mbishkrime me emoji zemre. Kris Jenner, megjithatë, shkroi një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale për vajzën e saj më të vogël.

“Ti je përtej një ëndrre të realizuar dhe je vajza, mamaja, motra, halla, shoqja më e mirë dhe shumë e mençur përtej viteve të tua!” 66-vjeçarja shtoi: “Ti je e sjellshme, bujare pa masë, e zgjuar, e dhembshur, e fortë, krijuese, ebukur brenda dhe jashtë dhe një forcë e natyrës!!!! Më pëlqen të të shikoj me fëmijët e tu”, vazhdoi Kris, duke iu referuar Stormit dhe djalit 6-muajsh, emrin e të cilit ajo dhe Travis Scott ende nuk e kanë zbuluar. “Ti je mamaja më e mrekullueshme dhe unë jam shumë krenare për arritjet e tua. Ti je dhe do të jesh gjithmonë vajza ime dhe unë jam shumë krenare për ty!”

Kourtney Kardashian nuk ka bërë ende një urim, por Khloé Kardashian e quajti motrën e saj “të sjellshëm, por të keqe” me humor në postimin e saj.

“Të shohësh pasionin dhe protektivitetin tënd ndaj rrethit tënd të brendshëm është frymëzuese dhe e admirueshme”, shkroi në Instagram 38 vjeçarja. “Dëshira ime për ty është që të ndihesh ashtu siç bën të gjithë të tjerët të ndihen rreth teje!!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura