Brenda 2 muajve hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga aeroporti i Rinasit

May 4, 2015 | 16:30
SHPËRNDAJE

Brenda 2 muajve do të hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri. Kete e ka bere me dije sot nen komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, ministri Arben Ahmetaj.

“Kjo i jep mundësi hapjes së aeroporteve në jug,”, tha Ahmetaj, duke shtuar se me hapjen e aeroporteve të reja do të rritet dhe numri i kompanive ajrore që operojnë në Shqipëri dhe në këtë mënyrë do të ulet edhe çmimin e biletave të udhëtimit për qytetarët shqiptarë që lëvizin në vendet e BE-së dhe SHBA-së.

Arben Ahmetaj

Sipas z. Ahmetaj, synohet turizëm gjithëvjetor, duke rritur investimet përmes dhënies me qera të tokave shtetërore me 1 euro për 99 vjet, si dhe të mos lejohet zhvillimi kaotik në këtë sektor.

Ahmetaj theksoi se hotelet në Shqipëri duhet të marrin asistencë të huaj për klasifikimin e tyre, teksa nënvizoi faktin se nuk ka ende një resort me 5 yje. 

Ministri deklaroi se duhen vendosur rregulla për cilësinë e produkteve, ndërkohë që qeveria shqiptare ka planifikuar që brenda 4 muajve, të bëhet pastrimi i të gjithë vijës bregdetare.

Duke prezantuar draftin në komision, Ministri Ahmetaj, tha se qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.

Gjithashtu, projektligji synon të krijojë kuadrin ligjor të nevojshëm, që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi e rritjeje, veçanërisht për komunitetet rurale, me synimin e harmonizimit të tërësisë së veprimtarive turistike, që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas, mbron dhe ripërtëritjen e trashëgiminë kulturore dhe mjedisore, si pasuri për gjeneratat e sotme e ato të ardhshme.

Komisioni miratoi në parim projektligjin “Për turizmin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura