“Brenda 15 ditëve, në SHBA do dalin provat kundër Berishës”/ Avokati Ngjela: Ish-kryeministri i ka hipur “karrocës së Dylit”, kërkon të mundë flotat amerikane

Nov 7, 2021 | 20:57
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe “betejën” e ish-kryeministrit Sali Berisha me SHBA-në pas shpalljes së tij non-grata.

Ngjela Berisha nisma

Në një intervistë në emisionin “Breaking”, avokati Ngjela tha se brenda 10-15 ditësh, në SHBA do të dalin provat kundër Sali Berishës.

Sipas tij, akti administrativ i ish-kryeministrit do të votohet në Kongresin amerikan, dhe nëse ajo kalon, detyrimisht sipas ligjit të vendit, provat do të bëhen publike.

“Problemi qëndron që unë ja pranoj shqetësimin Saliut. Luftën ligjore do e zhvillojë ai. Ka shumë kostume me xhepa fallso. Basha i përjashton nga partia ata që kanë shpallur kandidaturën për kryetar. Në çdo pikë të tillë duhet një garantizëm. Cili është garantizmi i Bashës, Ëashingtoni. Rasti është shumë i thjeshtë. SHBA nuk pranojnë Sali Berishën që të ketë marrëdhënien politike me Ëashingtonin. Pse Shqipëria do prishi aleancën e madhe jetësore me SHBA-në për Berishën? Amerika pyet juristin, ka ndonjë cënim juridik këtu? Jo është ekstra legale. Por është ekstra legale. Nëse ajo ndjen rrezik, ngre tensionin kundër Saliut. Prisni dhe një gjë që nuk e dini. Ka hyrë në Kongres akti administrative kundër Saliut për non-grata, do votohet në kongres. Këto ditë, brenda 10-15 ditëve, po u votua në kongres do dalin provat. Pasi kongresi është i hapur me popullin. Nuk dihet se çfarë ndodhë me Berishën. Basha ka thënë se i ka parë provat. Provat janë sekret akoma, por po hynë në kongres, ka mbaruar puna. Këto që bën Saliu janë dëshpërim që herë të çon në delir dhe herë në panik” – tha avokati.

Sipas avokatit Ngjela, Berisha me “Foltoret” i ka hipur “karrocës së dylit” dhe me të kërkon të përballet me 7-8 flota amerikane.

“Rama nuk është njësoj i rrezikuar si Berisha dhe Meta pasi është shefi i mazhorancës. Ata të dy janë të rrezikuar. Berisha unë e thashë që i ka hipur karrocës së Dylit. Kërkon me karrocën të mundë 7 ose 8 flota ushtarake amerikane. Po ku e ka procedurën që do mbledhë Kuvendin. Çfarë janë këto që do mbledhi. Ai (Basha) ka pushtetin në parti, ka mbështetjen amerikane, e ka nxjerrë jashtë grupit me kërkesë amerikane. Njeriu në akuzë nuk e ka të kthjellët koshiencën. Ka një strukturë, PD ka sot një statut. Struktura e saj e brendshme ka nxjerrë 59 deputetë ose 58. Partitë krijojnë grupin parlamentar. Pasi krijohet grupi parlamentar, ajo është forca e partisë. Ky çka. Ka nja dy deputetë qesharakë. Forca është grupi parlamentar. Nuk të njeh perëndimi budallëqe rrugësh. Partia ka strukturën e vetë. Kush do ta çojë në gjykatë çështjen. Basha është në kalë, këta janë ferrave. Pse do vejë Basha në Gjykatë. Do marrin selinë e PD-së? PD tashmë është person juridik. Nuk ka opozitë partiake në PD. Saliu thotë që unë e hodha në Francë. Nuk na thotë emrin e gjyqtarit. Çdo hallexhi gënjen. Ka përjashtime normal. Saliu është hallexhi. Akti administrative i Blinken ka afat për tu goditur në gjykatën federale amerikane. Nëse e humbet afatin, del akt administrative i formës së prerë. Sipas ligjit amerikan, jo vetëm që është i formës së prerë, fakti që nuk e ke goditur, ligji thotë që ke pranuar fajësinë” – tha Ngjela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura