Bregu shmang polemikat: Trajneri më la në stol për zgjedhje teknike, ja kur do i bashkohem Skënderbeut

Jul 20, 2018 | 22:24
SHPËRNDAJE

Dejvi Bregu u la në stol në ndeshjen e kthimit që Luftëtari zhvilloi në Elbasan ndaj Ventspils, por është vetë lojtari i cili në një intervistë për Supersport, nuk flet për një konfrontim të tij me trajnerin Kostiç, por deklaron se ishte zgjedhje teknike që ai nuk u përfshi në formacion.

bregu kostic

“Nuk është e vërtetë se kam bërë fjalë me trajnerin, por sot nuk kam luajtur, pasi trajneri ka menduar të shikojë lojtarë të tjerë. Kualifikimi ishte vendosur që në Letoni, ku humbëm thellë dhe sot ishte dita ime e fundit te Luftëtari, ndaj është normale që trajneri të shikojë futbollistët e tjerë në fushë. Të hënën do të udhëtoj në Korçë, ku besoj se do të bëhet edhe prezantimi zyrtar. Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të filloj këtë eksperiencë të re. Përtej problemeve të kohëve të fundit, Skënderbeu është një skuadër e madhe, me emra gjithashtu të rëndësishëm dhe kam besim se edhe këtë sezon do të luftojmë për titullin kampion.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura