Bregu me objektiva të qarta: Skënderbeun e dua si “trampolinë”, te ekipi që do shkoj dua që..

Aug 26, 2018 | 19:06
SHPËRNDAJE

Për “Supersport” pas ndeshjes ka folur edhe lojtari, Dejvi Bregu i cili është shprehur:

40084322_263703527686230_3619417009613176832_n

Nuk jeni në premirën tuaj që në ndeshjen e parë, gol në superkupë dhe kjo paraqitje e shkëlqyer. Cfarë ritmi ka Skënderbeu ndryshe nga Luftëtari..

Skënderbeu ka një ritëm akoma më shumë. Gjërat këtu më janë bërë më të thjeshta. I falënderoj të gjithë për mikpritjen.

Mendon se mund të grumbullohesh me kombëtaren me këto paraqitje…

Nuk e mendoj. Mendoj të bëjë mirë këtu dhe ajo pjesë u takon të tjerëve.Siç e kam planifikuar ehde me agjentin tim, shpresoj të shkoj në një kampionat më të fortë

Ke ndonjë ambicie ose ndonjë bast me vete…

Skam ambicie për gola, por të arrijmë sa më mirë edhe të arrij objektivat e mia personale por në fillim të ekipit.

Skënderbeu më i mirë si trampolinë apo Luftëtari ku ish- shoku juaj i skuadrës Abazi, shkoi te Andërleti.

Unë do të shkoj ku ma ka shkruar Zoti. Skënderbeu është trampolina më e mirë. Një gjë që do të kërkoj kur të iki që këtej është që të luaj atje ku do të shkoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura