“Bravo djemve për sakrificën”, Shkëmbi: Kaçe pika e referimit të Partizanit, ja pse nuk e zëvendësova më herët Ibraimin

Oct 1, 2021 | 22:28
SHPËRNDAJE

Dinamo mori një pikë heroike Partizanit në një sfidë ku blutë luajtën me 10 lojtarë për një pjesë loje.

244168962_926040987985567_4063079384684444193_n

Pas ndeshjes, trajneri Bledi Shkëmbi u shpreh se ishte mjaft i lumtur me paraqitjen e skuadrës duke vlerësuar perfomancën e kapitenit Agim Ibraimi.

Ndeshja: ‘’1 pikë në këtë situatë, më vjen mirë për lojtarët që luftuan dhe arritën atë minimumin e mundshëm.’’

Kritika për veprimin e Sofranac: ‘’Unë mendoj që duke e njohur Sofranac nuk ka nevojë për kritika, është lojtar stabël, bëhen gabime në atë moment që se pret. Më erdhi keq sepse po bënim një lojë të mirë dhe do ishte bukur ta vazhdonim të barabartë ndeshjen’’.

Markimi i Kaçes: ‘’Po është e vërtetë, duke ndjekur kundërshtarin Kaçe ishte pikë referimi e Partizanit, një lojtar me shumë eksperiencë, Në pjesën e parë shkoi mirë, por në pjesën e dytë ishim në inferioritet, një bravo për djemtë për sakrificën që bënë.’’

Zëvendësimi i vonë i Ibraimit: ‘’Ndoshta mund të dilte më shpejtë Ibraimi, por mendova të ndërroj krahët duke futur lojtar të shpejtë. Mendova që lej Ibraimin si pika e referimit tonë, ishte lojtari që vendoste në presion kundërshtarin, meriton notën 10. Po të ndërroja Ibraimin nuk i dihej se ça do të ndodhte.’’

6 pikë deri tani: ‘’Mendoj që ndoshta 6 pikë nuk janë pozitive, nuk janë ato që donim, por personalisht duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur jam i kënaqur. Patjetër që kemi mundësi më shumë dhe ja i bindur që ndeshje pas ndeshje do të jemi më efikas për të marrë pikë.’’

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura