Braktisi stërvitjen në mes, por Brazili jep datën kur do rikthehet Nejmar

Jun 19, 2018 | 22:33
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, Nejmar braktisi stërvitjen me Brazilin, pasi ndjeu dhimbje në kaviljen e djathtë. Ai u detyrua të largohej vetëm pas 15 minutash, por nga federata braziliane bëjnë me dije se do të rikthehet ditën e nesërme.

nejmarr

“Nejmar kishte dhimbje në kaviljen e djathtë, kjo është arsyeja pse ai ndërpreu stërvitjen. Për shkak të numrit të madh të faulleve të shkaktuar ndaj tij nga Zvicra, ai ka pësuar një dëmtim të vogël, por do të rikthehet në stërvitje ditën e mërkurë. Ai nuk është ekzaminuar nga mjekët. Ndjeu dhimbje dhe shkoi në fizioterapi, nesër do të stërvitet normalisht.” – thuhet në lajmin e njoftuar nga federata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura